KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi në Mynih, tre shqiptarë nga Kosova mbetën të vrarë
munih

Sulmi në Mynih, tre shqiptarë nga Kosova mbetën të vrarë

Tre shqiptarë nga Kosova mbetën të vrarë nga sulmi i ndodhur pasditen e djeshme në qendrën tregtare ”Olympia” në Mynih. Viktimat janë Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zaberxha. Familjarët e Dijamant Zaberxha, Armela Segashit dhe Sabina Sulajt, përmes postimeve në rrjetet sociale kanë publikuar fotografitë me mbishkrime ku konfirmojnë vdekjen e tyre. Lajmi për vdekjen e Armela Segashit e bën të ditur vëllai i saj Arbnor Segashi përmes një postimi në Facebook të shkruar sot në mëngjes, ku shkruan se motra e tij, Armela Segashi ka vdekur nga sulmet e mbrëmshme në Mynih të Gjermanisë. Ndërsa lajmin për vdekjen e Dijamant Zaberxha, e njofton xhaxhai i tij B.Z në një shkrim në Facebook ku ka publikuar disa fotografi të Dijamantit dhe një mbishkrim. Ndërkohë që Konsullata e Kosovës në Mynih tha se ende nuk kanë asnjë informacion zyrtar, nëse ndonjë nga nëntë viktimat janë kosovarë. “Ne e kemi të pamundur të kontaktojmë policinë për shkak se nuk punojnë linjat. Po ashtu, e kemi të pamundur të dalim në rrugë për shkak të apelit të policisë që të qëndrojmë në shtëpitë tona. Për këtë arsye ne nuk po mundemi të bëjmë vizitë as nëpër spitale”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e Konsulltës së Kosovës në Mynih. Megjithatë, familjarët e Dijamant Zaberxha, Armela Segashit dhe Sabina Sulajt, përmes postimeve në rrjetet sociale kanë publikuar fotografitë me mbishkrime për vdekjen e tre të rinjve në sulmet në Mynih.