KRYEFAQJA » LAJME » Sulmi në Nisë, Franca thërret rezervistë
Sulmi në Nisë, Franca thërret rezervistë
EPA/CHRISTOPHE PETIT TESSON

Sulmi në Nisë, Franca thërret rezervistë

Franca thirri në mobilizim 12 mijë rezervistë për të rritur sigurinë pas sulmit të së enjtes në Nisë. Veç kësaj, ministri i brendshëm bëri thirrje që çdo francez që e ndjen veten patriot, të regjistrohet si rezervist për të ndihmuar në mbrojtjen e kufijve të vendit. Thirrjes i janë përgjigjur brenda pak orësh shumë të rinj, të cilët pranojnë të shërbejnë me forcat e sigurisë gjatë fundjavave. Në mbarë Francën do të qëndrojë në fuqi për të paktën 3 muaj gjendja e emergjencës, ndërkohë që zyrtarët francezë thanë se policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me sulmin me kamion në qytetin Nisë, nga i cili u vranë 84 njerëz. Aktualisht, 5 pesona gjenden tashmë në arrest, përfshirë edhe bashkëshorten e ndarë të drejtuesit të kamionit, Mohamed Buhlel. Masat e sigurisë janë shtrirë edhe në vendet fqinje me Francën. Në Spanjë, autoritetet kanë nxjerre në patrullime forca të armatosura në aeroporte, në pika turistike dhe në disa pika të kalimit kufitar, duke shtuar njëherësh kontrollin dhe vëzhgimet mbi lëvizjet e njerëzve.