KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 13 viktima nga sulmi në Universitetin Amerikan të Kabulit

13 viktima nga sulmi në Universitetin Amerikan të Kabulit

13 persona, mes të cilëve 7 studentë, humbën jetën gjatë një sulmi të armatosur në Universitetin Amerikan të Kabulit në Afganistan. Dy agresorë u goditën për vdekje nga forcat afgane të sigurisë 10 orë pasi ndërmorrën sulmin, i cili filloi me një shpërthim në orën 19.00 të së mërkurës. Studentët dhe stafi i universitetit kishin ngecur në godinë gjatë sulmit, për të cilin policia konfirmoi se ka përfunduar. Asnjë grup nuk e ka marrë akoma përsiper ngjarjen. Mes viktimave ishin edhe tre policë dhe tre roje të sigurisë. 35 studentë dhe nëntë forca policore u plagosën, ndërkohë që 750 studentë dhe anëtarë të stafit akademik u shpëtuan, Policia e përshkoi sulmin si të vështirë. Forcat speciale ishin në vendngjarje sëbashku me keshilltarët amerikanë të ushtrisë. Një nga tre personat që kishin qenë në godinën e universitetit ishte edhe Masud Huseini, një fororeporter që ka fituar çmimin Pulitzer, cili kërkoi ndihmë në rrjetin social tëitter. Sulmi ndodhi dy javë pasi dy anëtarë të stafit akademik të Universitetit, një shtetas amerikan dhe një shtetas australian, u rrembyen, ndërsa akoma nuk dihet se ku ndodhen. Universiteti amerikan i Kabulit, i cili hapi fillimisht dyert për studentët në vitin 2005, është një shkollë e lartë private jofit.