KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmohen forcat e NATO-s në Kabul, talebanët marrin përgjegjësinë për sulmin
kabul

Sulmohen forcat e NATO-s në Kabul, talebanët marrin përgjegjësinë për sulmin

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga NATO në Afganistan tha se një sulmues vetëvrasës ka goditur një automjet të tij në Kabul, por nuk ka shkaktuar viktima. Sulmi ka ndodhur në qarkun Bagram, ku ndodhet baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Afganistan. Zëdhënësi i talibanëve ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se luftëtarët kanë sulmuar autokolonën e “pushtuesve”, një referencë kjo që kryengritësit islamikë e përdorin për SHBA-në dhe forcat aleate. Zëdhënësi ka thënë se sulmi ka shkaktuar disa viktima, por një gjë e tillë është mohuar nga NATO. Talibanët kanë thënë se fushata e tyre e dhunshme do të vazhdojë deri në tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga Afganistani dhe deri në zbatimin e sistemit islamik në këtë vend.