KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmohet për herë të dytë spitali më i madh në Alepo
aleppo, spital, sulmohet, e dyta here, siri, konfilkti sirian, lufta ne siri

Sulmohet për herë të dytë spitali më i madh në Alepo

Spitali më i madh i qytetit të Alepos në Siri është goditur për herë të dytë në pak ditë nga sulmet ajore. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata Mjekësore siriano-amerikane, e cila tha se spitali u sulmua me bomba. E njëjta ndërtesë u godit me një sulm të ngjashëm të mërkurën. Aktualisht qendra mjekësore e cila shërbente për të plagosurit dhe të gjithë ata që kishin nevojë, ka dalë thuajse jashtë funksionit. Ministri i Jashtëm francez dënoi ngjarjen, duke deklaruar se bombardimi i strukturave shëndetësore dhe personelit përbënin krim lufte. Ka disa raporte se sulmet mund të jenë kryer nga forcat qeveritare siriane të mbështetura nga ato ruse. Forcat ajrore ruse dhe siriane rifilluan sulmet mbi rebelët në lindje të qytetit, pas përfundimit të armëpushimit të pjesshëm më 19 shtator. Dikur qendër industriale, Aleppo është ndarë në dy pjesë që prej vitit 2012, kur edhe nisi konflikti sirian.