KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Super e marta” në SHBA
super  e marta ne shba

“Super e marta” në SHBA

Dita e djeshme është quajtur “super e marta” në Shtetet e Bashkuara të amerikës, ku kandidatet e dy kampeve për president konkurrojnë në parapraket që zhvillohen në një duzinë shtetesh njëkohësisht. Ndërkohe që për republikanët parapraket zhvillohen në 13 shtete, pretendent kryesor për këtë parti është miliarderi njujorkez Donald Tramp, i cili ka fituar me parë në tre shtete, dhe është favorit në 10 shtete të tjera. Tramp nuk rezulton i pari në garën republikane vetëm në Teksas, ku favorit është senatori nga ky shtet, Ted Kruz.

Përsa i përket gares demokrate, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, garon me rivalin e saj senatorin nga Vermonti, Berni Sendërs në 12 shtete. Deri tani, Klinton ka fituar në Ajoua, Nevada dhe në Karolinën e Jugut, ndërsa Sendërs vetëm në Nju Hempshë. Sondazhet paraprake kanë nxjerrë fituese Clinton.

Republikanet dhe demokratet do të emërojnë zyrtarisht kandidatin e tyre në konventat e muajit korrik, ndërkohe që zgjedhjet e përgjithshme për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhe do të zhvillohen në 8 nëntor të këtij viti.