KRYEFAQJA » LAJME » Super grabitja në aeroportin e Rinasit,pistat e para të policisë
Grabitja në Rinas, acarohen marrëdhëniet prokurori-polici

Super grabitja në aeroportin e Rinasit,pistat e para të policisë

Policia e shtetit dhe një grup hetimor i prokurirsë kanë ngritur pistën e parë të vjedhjes së mbi 3 milinë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit. Ata dyshojnë se tre grabitësit kanë patur informacion nga brenda kompanisë së ruajtjes fizike, për lëvizjen e shumave të parave të një banke të nivelit të dytë, drejt avionit që do t’i transferonte ato jashtë vendit.

Grabitja ndodhi rreth mesditës së të enjtes , në pistën e aeroportit, ndonëse dy ditë më parë, policia kishte njoftuar rritjen e parametrave të sigurisë, pas sulmeve terroriste të Stambollit. Tre persona të armatosur prenë menteshat e një prej portave hyrëse, që të çojnë në pistën e aeroportit dhe më pas hynë me një automjet. Në të njëjtën kohë, nga terminali ishte nisur makina e kompanisë së ruajtjes fizike. Tre personat, pasi i prenë rrugën makinës së blinduar, nën kërcënimin e armëve morën thasët me para dhe u larguan nga e njëjta derë. Ende nuk sqarohet nëse ka patur të shtëna me armë, por ekspertët janë duke punuar për të konfirmuar dyshimet. Autorët u larguan më pas drejt Fushë – Prezës, ku edhe i vunë flakën makinës tip Benz për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur u gjet disa minuta më vonë nga policia, në arat e zonës. Në zonën ku ndodhi grabitja zbarkoi thuajse e gjithë Policia e Tiranës, disa grupe të FNSH dhe forcat RENEA. Ndërkohë, edhe Policia e Durrësit është e angazhuar në aksionin për kapjen e autorëve. Nga dje Blutë po krehin të gjithë zonën, pas dyshimeve se grabitësit nuk mund të kenë ikur larg. Në ndihmë të forcave në terren, dy helikopterë monitorojnë nga ajri zonën. Ndërkohë, punonjësit e Policive private, që shoqëronin paratë, janë ndaluar dhe po merren në pyetje në Drejtorinë e Policisë. Grabitja është xhiruar nga dy kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar dhe nga aty mund të ndërtohet një identikit i tre autorëve.