KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Super Tuesday” vendimtar për Clinton dhe Trump
"Super Tuesday" vendimtar për Clinton dhe Trump

“Super Tuesday” vendimtar për Clinton dhe Trump

Arrin në një pikë tjetër të rëndësishme ecuria e zgjedhjeve paraprake amerikane për president me një maratonë të re zgjedhore. Sot fillon “Super Tuesday” numër tre, ku shtetet kryesore janë Florida dhe Ohajo që mund të përcaktojnë fatin e një ose më shumë kandidatëve. Mbi të gjitha, në krahun republikan shkohet në votim me formulën “kush fiton merr gjithçka”. Pra kush fiton me një numër shumë të madh delegatësh. Në krahun demokrat, Bernie Sanders, mund të ecë përpara në sondazhe duke iu afruar pretendentes Hillary Clinton.

Dotë votohet në pesë shtete: Ohajo, Florida, Ilinois, Misuri dhe Karolinën e Veriut. Në Florida është çasti i së vërtetës për Marco Rubio. Deri këtu senatori i ri, që në fillim mendohej se do të kishte mbështetjen nga ana e klasës drejtuese të GOP-it (Grand Old Party – Partia Republikane), nuk ka fituar asgjë me peshë, por ka dashur që ta vazhdojë garën e tij të paktën deri në shtetin e vet. Ai arrin këtu shumë i pikëlluar, në fakt ai është jashtë loje.