KRYEFAQJA » LAJME » Superkupa e Shqipërisë: Kukësi mund Skënderbeun 3-1
Superkupa e Shqipërisë: Kukësi mund Skënderbeun 3-1

Superkupa e Shqipërisë: Kukësi mund Skënderbeun 3-1

Kukësi Shënon emrin në librin e artë të Superkupës së Shqipërisë. Nën drejtim e trajnerit Ernest Gjoka, skuadra verilindore ka fituar për herë të parë këtë kupë duke mundur në finale Skënderbeun me rezultatin 3-1. Është presidenti i FSHF-së, Armand Duka ai që u dorëzon medaljet futbollistëve të Kukësit, dhe më pas kapitenit Rrahman Hallaçi kupën.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Selman Stërmasi, Kukësi e nis mirë takimin duke kaluar në avantazh me anë të Dvornekoviç në 26′. Dy minuta më vonë rrezikon Xhunior për Skënderbeun. Por në 29′ është Fukui që shënon duke vendosur barazpeshën në fushë. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-1.

Në fillim të pjesës së dytë, të dyja skuadrat kërkojnë të përfitojnë nga gabimet e njëra-tjetrës por është Kukësi që përfiton. 73′ Emini shënon duke e kaluar Kukësin në avantazh. Më pas Pejiç vulos rezultatin në 3-1 dhe skuadra e trajnerit Gjoka është në delir.