KRYEFAQJA » LAJME » Superkupa: Kukësi pretendon trofeun
superkupa e shqiperise, skenderbeu kukesi, rtsh, finale

Superkupa: Kukësi pretendon trofeun

Kukësi do të luajë me Skënderbeun për Superkupën e Shqipërisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Selman Stërmasi të mërkurën në orën 20.00. Përpara kësaj sfide, trajneri i skuadrës veriore, Ernest Gjoka ka pranuar faktin se ndaj Skënderbeut do të jetë një ndeshje e vështirë.

Rrahman Allaçi do të mbajë shiritin e kapitenit te Kukësi.

Ndërsa zëvendëskapiteni i Kukësit, Ylli Shameti e shikon skuadrën e tij si fituese të Superkupës.

Ndeshja Skënderbeu-Kukësi e vlefshme për Superkupën e shqipërisë, do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit shqiptar.