KRYEFAQJA » LAJME » Superoperacion për personat në kërkim
Superoperacion për personat në kërkim

Superoperacion për personat në kërkim

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 14 persona të shpallur në kërkim. Veprat penale për të cilat ata akuzohen janë ”Plagosja e rëndë me dashje”, “Kanosje”, ’’ Shpërndarje dhe Shitje të Lëndeve Narkotike”, “Vjedhja“, “Vjedhje të energjisë elektrike” e deri tek “Drejtim automjeti ne menyre te parregullt”. Sipas të dhënave që ofron policia, në operacion janë angazhuar 207 forca policore si dhe 4 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ata kanë kryer 50 kontrolle banesash, në të gjithë territorin ku operon policia e Tiranës. Nuk njoftohen situata të tensionuara gjatë zhvillimit të operacioneve, të cilat pritet të vazhdojnë me intensitet edhe në ditët që vijnë.