KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sxhulz i kërkon Britanisë që të martën të paraqesë kërkesën e daljes nga BE
Shulz: Do kthehem në politikën gjermane

Sxhulz i kërkon Britanisë që të martën të paraqesë kërkesën e daljes nga BE

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka kërkuar nga Britania e Madhe që të martën të paraqesë zyrtarisht kërkesën për largim nga BE-ja, pas referendumit ku votuesit vendosën për largimin nga blloku 28 anëtarësh. “Tani presim që qeveria britanike të parashtrojë kërkesën. Samiti i BE-së të martën është momenti i duhur për këtë”, ka thënë Schulz për “Bild am Sonntag”. Zyrtarët evropianë nga Britania kanë kërkuar largim sa më shpejtë të jetë e mundur nga BE-ja në mënyrë që të “shmanget pasiguria e dëmshme për të gjithë dhe të ruhet integriteti i Unionit”. Kryeministri britanik, David Cameron, pas referendumit, ku njoftoi për dorëheqjen e tij, kishte deklaruar se bisedimet rreth largimit nga BE-ja do t’ia linte pasardhësit të tij, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit në tetor. BE-ja dëshiron largimin sa më shpejtë të Britanisë nga Unioni dhe për këtë qëllim avokatët e BE-së po shohin nëse është i mundur përshpejtimi i mekanizmit të daljes nga BE-ja, apo aktivizimi i nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, ku fillon periudha dy-vjeçare e tranzicionit. Sipas rezultateve zyrtare të referendumit që u mbajt të enjten më 23 qershor, 52 për qind e popullsisë së Britanisë votuan për t’u larguar nga BE-ja.