KRYEFAQJA » LAJME » SYRIZA drejt fitores
SYRIZA drejt fitores

SYRIZA drejt fitores

SYRIZA duket se është fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi. Kur janë numëruar 58 për qind e votave, partia e ish kryeministrit Tsipras kryeson me 35.5 për qind. Pas saj vjen Demokracia e Re me 28 për qind, Agimi i Artë me 7 për qind dhe PASOK me 6.4 për qind.
Në një fjalim përpara elektoratit të tij, Aleksis Tsipras tha se rezultati është një fitore për popullin. Ai u shpreh se ndihet i privilegjuar nga ky sukses, pasi populli grek i ka dorëzuar një mandat të qartë për të qeverisur për 4 vjet.
Menjëherë pas publikimit të rezultateve të para, lideri i partisë Demokracia e Re, Vangelis Memarakis ka pranuar humbjen dhe uroi Aleksis Tsipras për fitoren në zgjedhje. “Rezultai i zgjedhjeve duket se konfirmon fitoren e zotit Tsipras. E uroj për këtë”, ka thënë Meimarakis. Ndërkohë, edhe presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulz, ka uruar Tsipras për fitoren e zgjedhjeve. “Sapo urova Aleksis Tsipras për fitoren e SYRIZA-s. Tani është e nevojshme sa më shpejt një qeveri e gatshme që të fillojë punën”, ka shkruar Shulz në turitër. Tsipras nuk ka humbur kohë dhe ka komunikuar me kreun e Grekëve të Pavarur, Kammenos, për krijimin e qeverise së re. Ai tha se brenda tre ditëve do të formojë një qeveri. Pjesëmarrja në këto zgjedhje sipas mediave greke ishte rreth 60 për qind.