KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Syriza fiton zgjedhjet në Greqi
Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

Partia radikale e majtë Syriza ka fituar zgjedhjet parlamentare në Greqi me 35.5%. Sipas rezultateve zyrtare, Syriza do të ketë 145 vende në parlament. Partia konservatore Demokracia e Re, ka dalë partia e dytë në vend, me 28% të votave dhe do të ketë 75 vende në parlamentin me 300 deputetë. Partia fituese Syriza, e udhëhequr nga ish kryeministri Alexis Tsipras, ka thënë se do formojë koalicioni me partinë e djathtë, Grekët e Pavarur, të cilin e kishte edhe më herët partnere të koalicionit. Kesaj partie i takojne 10 vende dhe, bashkë me Syrizen këto dy parti sigurojnë një shumicë prej 155 deputetësh. Kryeministri Aleksis Cipras deklaroi se do të nisë që sot punën për krijimin e qeverisë me qëllim që tetori ta gjejë vendim me qeverinë në punë për zbatimin e reformave të kërkuara nga kreditoret ndërkombëtarë. Ekstremi i djathtë i Agimit të Artë me 7 përqind mori 18 vende në parlament, Partia Lumi dhe partia socialiste deklaruan menjëherë se do të qëndrojnë në opozitë pasi vunë re se votat e tyre nuk i duhej Syrizës. Gjithsej 8 parti kaluan pragun e 3 përqindëshit për të hyrë në parlament. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 55%, e cila krahasuar me zgjedhjet e kaluara konsiderohet të jetë e ulët.