KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Syriza thirrje kundër politikave qeveritare
Syriza thirrje kundër politikave qeveritare

Syriza thirrje kundër politikave qeveritare

Partia qeveritare Syriza u bëri thirrje të gjithë grekëve të marrin pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe kundër politikës së kursimit që zbaton ajo vetë. Thirrjen e bëri sektori i partisë që merret me çështjet e punës duke thënë se greva drejtohet kundër politikave ekstreme neoliberale dhe theksoi se lufta do të vazhdojë në mënyrë më dinamike që qeveria të negociojë serish me kreditoret, këtë herë për marrëveshjen mbi të drejtat e punës. Thirrja u kërkonte të punësuarve, pensionistëve dhe të rinjve të marrin pjesë masivisht në grevën e sotme të përgjithshme, në shenjë proteste ndaj masave të imponuara nga Evropa. Në grevë marrin pjesë anëtarët e sindikatave më të mëdha në vend. Të gjitha institucionet shetërore janë mbyllur, spitalet punojnë me personel të pakësuar, transporti publik është reduktuar në minimum, ndërsa metroja dhe komunikacioni hekurudhor në Athine nuk u hapen.