KRYEFAQJA » LAJME » Tabaku: Shpërblimi i qeverisë ? As për natën e vitit të ri!
Tabaku: Shpërblimi i qeverisë ? As për natën e vitit të ri!

Tabaku: Shpërblimi i qeverisë ? As për natën e vitit të ri!

“Vetëm 2000 lekë shpërblim, që nuk shërben as për mbulimin e natës së Vitit të Ri” është ragimi i PD të opozitës pasi kryeministri Rama dha hollësi për shpërblimet e fundvitit. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se në tre muajt e fundit “janë hequr plot 2500 familje nga listat ekonomike për të bërë të mundur lejimin e shpenzimeve të luksit të qeverisë”. “Vetëm këtë 3­mujor janë reduktuar 2500 familje. 10 000 shqiptarë sot janë më të varfër, ndërkohë që oborri (ministra, deputetë dhe klientë) ka përfituar tendera prej miliarda lekësh”, tha zonja Tabaku, e cila e konsideroi “si të hidhur këtë fundvit për shqiptarët e varfër”. PD i ka drejtuar gishtin drejt kryeministrit Rama që sipas opozitës ka bërë që “studentët të shtrëngojnë rripat për të paguar arsimimin” dhe “shqiptarët e varfër e të ndershëm të tatohen më shumë e të përfitojnë më pak”.