KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri akuza Gjykatës së Tiranës dhe rezerva ndaj presidentit
KLD padit Tahirin, ministri: Nuk do të më mbyllin gojën

Tahiri akuza Gjykatës së Tiranës dhe rezerva ndaj presidentit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, hodhi sot dritë mbi mënyrën e përzgjedhjes jashtë shortit të gjyqtarit që ka urdhëruar pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Një ditë pasi vetë Gjykata e Tiranës pranoi se gjyqtari Arjan Aliaj u caktua jo me procedurë normale, ministri Tahiri ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë kryetarin e kësaj gjykate, Fatri Islami për atë që ai e quan skandal. Sipas tij kreu i gjykatës së Tiranës është i lidhur kokë e këmbë me familjen Berisha dhe emërimi në postin e kryetarit të kësaj gjykate e ka marrë si shpërblim politik. Zoti Tahiri, me këtë rast, i ka kërkuar edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, si kreu i KLD-së, që të japë sqarime lidhur me arësyet se përse u përzgjodh Arjan Alia si gjyqtar, i cili është shkarkuar, pasi ka liruar nga burgjet një vrasës dhe një përdhunues. Ministri i Brendshëm ka shprehur rezervat e tij lidhur me faktin se kreu i shtetit do të përgjigjet edhe për këtë rast, pasi një gjë të tillë ai nuk e ka bërë për dhjetra raste të tjera të denoncuara prej tij, për gjyqtarë të cilët haptazi kanë dhënë vendime në shkelje të ligjit.