KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Armë dhe drogë drejt Sirisë? Abuzime
Ligji për sigurinë publike, Tahiri: Do të reflektoj rreth vërejtjeve të presidentit, por ligji do të miratohet

Tahiri: Armë dhe drogë drejt Sirisë? Abuzime

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka hedhur poshtë si abuzime lajmet e publikuara në disa media të huaja, sipas të cilave nga Shqipëria tregtohen armë dhe drogë drejt Sirisë. “Shqipëria ka pasur një numër procedimesh lidhur me çështjet e armëve dhe po ashtu edhe për lëndët narkotike. Asnjëra nga këto nuk lidhet me çështjet e terrorizmit. Jo çdo abuzim që lexoni nga gazetarë shpesh herë anonim apo që vijnë këtu me referenca të gabuara vendase, shërben për të ndërtuar këtë lloj paniku” tha ministri. duke i konsideruar si abuzim nga gazetare anonim që vijnë me rekomandim të gabuar në Shqipëri.
Deklarimet e zotit Tahiri erdhën pasi ditë fundit disa media ndërkombëtare dhanë raportime speciale sipas të cilave armët nga Shqipëria trafikohen dhe janë përdorur nga ISIS. Disa media të afërta me opozitën i amplifikuan këto njoftime duke synuar ti bënin objekt të luftës politike. Shikues të vemendshëm vërejtën se disa filmime ishin mjaftë të vjetër dhe të marra nga dokumentarë të realizuar vite më parë, ndërsa argumentet që silleshin për tregëtinë e armëve kishin mospërputhje logjike.