KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Brenda policisë ka dekonspirues aksionesh
Tahiri: Brenda policisë ka dekonspirues aksionesh

Tahiri: Brenda policisë ka dekonspirues aksionesh

Policia dyshon se brenda radhëve të saj ka efektivë dhe drejtues që dekonspirojnë operacionet anti kanabis apo janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këto dyshime u bënë të ditura nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri gjatë një takimi me gazetarët. Zoti Tahiri konfirmoi nisjen e disa hetimeve në radhët e uniformave blu. Ndërkaq ministri i brendshëm ndërkohë ka evidentuar si kundërshtarë të aksioneve të policisë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit jo vetëm opozitën, por edhe media të caktuara që sipas tij baltosin angazhimin e policisë. Megjithatë zoti Tahiri tha se mbi 90 përqind e parcelave me kanabis janë asgjësuar gjatë vitit 2016. Nuk është hera e parë që opozita përmend akuza të tilla për drejtues të lartë të ministrisë së brendshme. Por kohët e fundit ato janë shtuar ndjeshëm akuzat, madje edhe me emra konkretë. Sipas tyre zyrtarë të lartë të policisë shqiptare drejtojnë dhe përfitojnë nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike.