KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri dhe Aliaj do thirren në prokurori
Tahiri dhe Aliaj do thirren në prokurori

Tahiri dhe Aliaj do thirren në prokurori

Prokuroria e përgjithshme pritet të marrë në pyetje ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në lidhje me kallëzimin që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë në adresë të tij.

Tahiri akuzohet për kanosje të gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili firmosi masën e sigurisë për pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe arrestin shtëpiak për dy vartësit e tij. Gjithashtu në pyetje do të merret edhe vetë gjyqtari Aliaj.

Tahiri dhe Aliaj pritet të thirren brenda kësaj jave ndërkohë në lidhje me kallëzimin mësohet se organi qendror i akuzës i ka dërguar edhe shkresë disa televizioneve për të sekuestruar në cilësinë e provës materiale pamjet filmike të deklaratave që ministri ka bërë në adresë të gjyqtarit.

Vendimi i organit të akuzës vjen pas hetimeve të nisura nga prokuroria e përgjithshme pas kallëzimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ndaj ministrit të Brendshëm.

Kallëzimi po hetohet nga prokuroria e përgjithshme e cila pas verifikimeve ka nisur veprimet hetimore. ndërkohë masat e sigurisë përcakton dhe dy zyrtarët e tjerë të policisë të akuzuar për shpërdorim detyre, u rrëzuan nga Gjykata e Apelit.