KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri dhe Manjani shprehen për pajisjet e përgjimit
manjani, tahiri, ministri i brendshem, pajisje pergjimi

Tahiri dhe Manjani shprehen për pajisjet e përgjimit

Ministri i Berndshëm, Saimir Tahiri hodhi poshtë pretendimet e opozitës për ekzistencën e një pajisjeje përgjimi në zyrat e Policisë së Shtetit. Pas një inspektimi në Akademinë e Policisë, Tahiri tha se institucioni që ai drejton nuk ka nuk ka patur dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi pasi nuk lejohet me ligj.  Ministri tha se prokuroria ka të gjitha mjetet ligjore për të hetuar këto pretendime dhe i ofroi asaj bashkëpunimin e plotë në hetimin e saj. Tahiri iu referua edhe një pajisjeje me të cilën sipas tij policia e shtetit ka zhvilluar dhe vazhdon të zhvillojë trajnime me policitë europiane, por që nuk ka asnjë lidhje me përgjimin. Lidhur me kërkesën e nënkryetarit të komisionit të Sigurisë për një dëgjesë në këtë komision për pajisjen e përgjimit , ministri Tahiri u shpreh se është i gatshëm vetëm nëse merr një ftesë publike ndërsa akuzoi opozitën se po sulmon politikisht policinë e shtetit. Për publikimet në media të ekzistencës së pajisjes së përgjimit u pyet sot edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.