KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Gjyqtari që pezulloi Çakon, liroi vrasës nga burgu
KLD padit Tahirin, ministri: Nuk do të më mbyllin gojën

Tahiri: Gjyqtari që pezulloi Çakon, liroi vrasës nga burgu

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha sot alarmin për gjyqtarë e prokurorë të kapur peng, të cilët japin vendime të detyruar nga shantazhet që politikanë dhe ish-zyrtarë të lartë bëjnë ndaj tyre. Sipas tij, këta gjyqtarë janë mbrojtur kur janë kapur në korrupsion, por ata që i kanë emëruar u kanë dhënë imunitet për t’i përdorur politikisht. Tahiri solli edhe rastin konkret të Arjan Aliajt, i cili rezulton të jetë gjyqtari që ka urdhëruar pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas ministrit, Aliaj është shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës dhe sërish është futur në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu njihet si gjyqtar që liroi nga burgu të paktën 7 herë persona të akuzuar për veprat më të rënda penale. Për Tahirin këta lloj gjyqtarësh mbrohen nga opozita dhe ka ardhur koha që me reformën në drejtësi të largohen të korruptuarit. Këto deklarata ministri i Brendshëm i bëri nga aktiviteti për 1-vjetorin e komisariatit dixhital, nismë e Policisë së Shtetit për të përfshirë qytetarët në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit.