KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri i bëri thirrje politikës të votojë Reformën në Drejtësi

Tahiri i bëri thirrje politikës të votojë Reformën në Drejtësi

Në ditën përkujtimore të të rënëve të policisë së shtetit në krye të detyrës, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri thirrje politikës të votojë Reformën në Drejtësi. Kjo u shpreh ai është mënyra më e mirë për ti dhënë përgjigje krimit edhe për ato raste kur ai prek uniformat blu.

Ministri Tahiri iu përgjigj akuzave për mos rakordimin e të dhënave të gishtërinjëve në rastin e Arben Frrokut i ndaluar nga interpol Haga, i dënuar për vrasjen e kryekomisar Artan Lamaj. Ai u shpreh se që në fillim ka urdhëruar nisjen e një hetimi për të parë të gjitha procedurat që u ndoqën.

Në ditën e dëshmorëve drejtues të lartë të policisë së shtetit vendosën kurora me lule në përkujtim të efektivëve të rënë në krye të detyrës.