KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri kërkon ashpërsimin e dënimeve për kultivimin dhe tregëtimin e bimëve narkotike
Tahiri kërkon ashpërsimin e dënimeve për kultivimin dhe tregëtimin e bimëve narkotike

Tahiri kërkon ashpërsimin e dënimeve për kultivimin dhe tregëtimin e bimëve narkotike

Situata problematike e kultivimit dhe tregëtimit të bimëve narkotike në Shqipëri, duket se e ka detyruar qeverinë shqiptare të mendojë dhe propozojë për masa radikale. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në dalje për mediat zoti Tahiri tha se “Do të propozoj që, sipas përgjegjësisë, konsumi dhe mbajtja e sasive për përdorim vetjak, të vijojë të jetë jo vepër penale; shitja mbi sasinë për përdorim vetjak do të dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg; kur flasim për sasi të mëdha, dënimi do të jetë nga 7 deri në 10 vjet. E njëjta gjë do të vlejë edhe për kultivimin e bimëve narkotike. Kultivimi në sasi të vogla të dënohet me 1 vit burg; kultivimi në sasi jo të vogla nga 1-3 vjet; ndërsa ai në sasi të mëdha, nga 5-10 vjet”. Ministri i brendshëm tha se shpresonte këto masa do të sillnin rezultate parandaluese.
Për zotin Tahiri masat do të synojnë që të godasin financuesve dhe organizatorëve të kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. “Nga njëra anë, është puna për ndalimin e kultivimit dhe nga ana tjetër, ajo e parandalimit të trafikimit. Po luftojmë çdo përpjekje për trafikimin e lëndëve narkotike, veçanërisht nëpërmjet detit” tha ministri i brendshëm.