KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri kërkon rritje pagash për punonjësit e policisë

Tahiri kërkon rritje pagash për punonjësit e policisë

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Ardian Kodra ka sjellë në vëmendje sakrificat dhe rrezikun me të cilin përballen punonjësit e policisë së shtetit. Pasi vizitoi familjen e të ndjerit e u shprehu ngushëllimet të afërve, i shoqëruar edhe nga kreu i policisë së shtetit, Haki Çako, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se do të kërkoje rritjen e pagave të punonjësve të policisë së shtetit.

Edhe presidenti Bujar Nishani u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të efektivit Ardian Kodra. Në mesazhin e presidentit dënohet ky akt gjakatare dhe i bëhet thirrje policisë së shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.
Efektivi Ardian Kodra humbi jetën gjatë aksionit për kapjen e të sëmurit mendor David Qosja, ku u qëllua me armë nga autori i cili qëndronte brenda një banese në fshat.