KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri, Klosi e Veliaj, surpriza për ditën e parë të shkollës

Tahiri, Klosi e Veliaj, surpriza për ditën e parë të shkollës

Në ditën e parë të shkollës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës për ti qënduar pranë e ofruar mbështetje në këtë ditë të rëndësishme Suartit 16 vjeç, djalit të efektivit Ardian Kodra, të vrarë në krye të detyrës në Lezhë. Krahës Ministrit Tahiri 16 vjeçari i cili nisi sot klasën e 10 në shkollën “Oso Kuka” është vizituar edhe nga ish-kolegë të babait të tij, me të cilët i ndjeri kishte vite që punonte.
Ishin nxënësit e shkolles “1 Maji” të cilët u suprizuan me shumë në këtë fillim viti shkollor. Godina ku ata do të mësojnë jo vetëm ka një pamje krejt të re, por tashme edhe klasat ku do të kalojnë orët e mësimit ofrojnë kushte më të mira të mësimdhënies. Velaij bëri të ditur se veç kësaj shkolle, gjatë verës bashkia ka ndërhyrë për të riparuar rreth 200 shkolla, ndërsa siguroi se një pjesë e tyre kanë ambiente dhe terrene sportive të shtuara.