KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri mbi çështjen e përgjimeve

Tahiri mbi çështjen e përgjimeve

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri konfirmoi sot se Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe dy vartësit e tij nuk e kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë bërë asnjë përgjim. Nga Panairi i Policisë së shtetit Tahiri ka ofruar mbështetjen e tij dhe të qeverisë menjëherë pas vendimit për pezullimin e tre drejtuesve të policisë nga ana e prokurorisë për shkak të pajisjes përgjuese. Për ministrin Tahiri sot u evidentua qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi, duke shtuar se ata persona që janë kundër saj janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Duke iu referuar pengesave që sipas tij po i bëhen punës së policisë ai ftoi të gjithë uniformat blu të mos tremben por të vazhdojnë betejën e nisur kundër krimit. Deklaratat ministri i bëri gjatë prezantimit të shërbimit të unifikuar te numrit 112 ku qytetarët nga sot do të mund të telefonojnë për cdo rast emergjence.