KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri, “Me pretekstin e “përgjimit”, nuk anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë!”
tahiri

Tahiri, “Me pretekstin e “përgjimit”, nuk anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë!”

Pajisja për të cilën opozita pretendon se përdoret nga policia e Shtetit për përgjimet e telefonave celularë është pjesë e një marrëveshjes dypalëshe bashkëpunimi dhe trainimi mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo është marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, e siguruar nga televizioni shqiptar që mban datën 19 qershor 2007, për luftën kundër kriminalitetit. Kjo marrëveshje është firmosur nga ish ministri i Brendshëm Bujar Nishani.

Për zbatimin e marrëveshjes, palët kanë rënë dakord që të caktonin si organe kompetente ministritë e brendshme, drejtoritë e përgjithshme dhe departamentet e sigurisë publike respektive. Ndërkaq, në modalitetet e marrëveshjes përfshihet asistenca teknike, shkëmbimi i përvojave dhe trajnimet, duke përfshirë edhe pajisjet e përgjimit, të cilat sipas këtij ligji nuk mund të kontrollohen dhe hetohen nga autoritetet shqiptare.

Një ditë më parë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pranoi ekzistencën e kësaj aparature por që kurrë nuk është përdorur për të përgjuar. Ai garantoi se pajisja në bazë të marrëveshjes është vetëm për të trajnuar forcat policore shqiptare në luftën kundër kriminalitetit. Aparatura quhet “IMSI Catcher” dhe prej disa ditësh opozita ka ngritur akuza për përgjime nga policia e shtetit. Këtyre akuzave i është përgjigjkur edhe sot ministri i Brendshëm tahiri, në rrjetin social Facebook ku shkruan.“Me pretekstin e “përgjimit”, nuk anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë!”