KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri në Gjegjan
Tahiri në Gjegjan

Tahiri në Gjegjan

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndjekur nga afër operacionin e policisë pë shkatërrimin e plantcioneve të kanabisit në Gjegjan të Pukës. “Live në Gjegjan të Pukës! Me kolegët e Komisionit të Sigurisë në operacionet e policisë kundër kanabisit!”, ka shkruar ministri Tahiri në Facebook bashkangjitur videos së postuar.  Ditët  e fundit ministri i brenshëm ka qenë i pranishëm në disa operacione të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Ai i ka konsideruar këto operacione si shenjë se policia zotëron dhe ka nën kontroll  çdo centimetër të territorit të vendit. Por nga ana e saj opozita po e sulmon si organizator dhe përfitues të fushatës për mbjelljen dhe korrjen e kanabisit.