KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Në janar rriten pagat për policinë
Tahiri: Në janar rriten pagat për policinë

Tahiri: Në janar rriten pagat për policinë

Qeveria shqiptare duket se ka vendosur të rriti pagat e punonjësve të policisë duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Lajmi për 11 mijë efektivat e saj është dhënë nga vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri të mërkurën gjatë konferencës “Policia e gjeneratës së re”. “Kam një lajm të mirë: pagat e punonjësve të policisë do të rriten përsëri në janar të vitit 2017” tha zoti Tahiri. “Paga e punonjësve të policisë të nivelit bazë të rritet 17  përqind ose 10 mijë e 70 lekë të reja. Paga në vitin 2017 bëhet 690 mijë lekë (te vjetra). Krahasuar me 2013 rritja është 45  përqind”, spjegoi ministri. Gjatë fjalës së tij zoti Tahiri nuk nguroi të sulmonte qeverinë Berisha. Sipas tij deri dje, polici ishte i tradhtuar nga qeveria e tij, ndërsa sot është në qendër të vëmendjes. ““Deri dje ishte hall të ishte polic për shkak të pagës dhe kushteve skandaloze në punë” tha zoti Tahiri. Ai kujtoi se në vitin 2013 punonjësit e policisë ishin personat me pagën më të ulët dhe atyre nuk u paguheshin as orët shtesë dhe dietat. “2.2 milionë euro borxhe që qeveria e kaluar ia kishte policisë, ne i shlyem” tha zoti Tahiri, ndërsa kujtoi se kjo është rritja e dytë e pagës për policinë brenda 3 viteve.