KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri në Lushnjë, policia që ai drejton ka rezultate
inauguroi sot komisariatin e rikonstruktuar

Tahiri në Lushnjë, policia që ai drejton ka rezultate

Akuzat e Opozitës mbi fluturimet e disa avionëve të vegjël me ngarkesa droge në territorin shqiptar, janë mekanizma për të gënjyer publikun. Një ditë pas akuzave të bëra publike në një deklaratë për shtyp nga ish paraardhësi i tij, ish ministri Flamur Noka, Tahiri deklaron se policia që ai drejton ka rezultate.

Unë i dëgjova akuzat dhe është radha e shumë kur mundësia për të folur në publik shërben si një mekanizëm për të gënjyer publikun. Sqarimi përkatës u bë dhe institucionet shtetërore e bënë shumë të qartë të vërtetën institucionale dhe të vërtetën e vetme, lidhur me të ashtuquajturën fluturim avionësh apo ulje avionësh droge. Por ju të vërtetën e shikoni mjaft qartë. Ne punojmë, ata gënjejnë. Ne mundohemi t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve ata hedhin baltë mbi Policinë e Shtetit. Policia korr rezultate, të cilat konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur, ata hedhin akoma më shumë akuza ndaj Policisë së Shtetit. Ne mundohemi të bëjmë gjithçka është e mundur që qytetarët bashkë me policinë të garantojnë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë, ata sulmojnë vazhdimisht policinë. Është kjo arsyeja pse pas çdo rezultati të Policisë të Shtetit ka një akuzë nga SHQUP-i u shpreh ministri i brëndshëm Sajmir Tahiri.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, inauguroi sot komisariatin e rikonstruktuar dhe Zyrën e Shërbimeve në Lushnjë. Tahiri tha se ky investim do të shtojë kapacitetet e policisë së Lushnjës për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.

Tahiri tha se investimi në fjalë është bërë falë bashkëpunimit të policisë me bashkinë dhe sipërmarrësit.