KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: “Nuk kam asnjë lidhje me Emiljano Shullazin”
emiljano shullazi saimir tahiri nuk kane lidhje

Tahiri: “Nuk kam asnjë lidhje me Emiljano Shullazin”

Ministri i Brendshën Saimir Tahiri i është përgjigjur akzave të Partisë Demokratike duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Emiljano Shullazin. Ai shtoi se arrestimi i tij tregon se s’ka asnjë mbi ligjin.

I pyetur nga gazetarët, Tahiri mohoi që policia dhe prokuroria të kenë përlasje me njëra-tjetrën përsa i përket hetimit dhe shkëmbimit të informacionit për ngjarjet e ndodhura së fundmi.

Deklaratat Tahiri i bëri pas inagurimit të ambienteve të reja të komisariatit nr 5 në Kamëz. Në sportelet e këtij komisariati marrin përgjigje mbi 70 qytetarë në ditë.