KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Opozita po synon të hedhi baltë mbi punën e policisë

Tahiri: Opozita po synon të hedhi baltë mbi punën e policisë

Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri akuzoi opozitën se me deklarimet e saj po synon të hedhi baltë mbi punën e policisë së shtetit. Me të njëjtën gjuhë ai u shpreh edhe për prokurorinë shqiptare dhe segmente të mediave. “Jam shumë i bindur se sot ka pak nga ata që mendojnë se “Fronti i të keqes” është vetëm brenda SHQUP-it, ka shkuar shumë përtej sesa SHQUP-i. Ka shkuar në segmente të caktuara të medias, madje dhe “burime të Prokurorisë” janë bërë si qytetari dixhital” ironizoi ai. Sipas kreut të ministrisë së brendshme kjo “Është shenja më e mirë e dëshpërimit e të gjithë atyre që deri dje nuk bënin dot këto që bëjmë ne dhe të gjithë atyre që nuk kanë sesi pajtohen dot me rezultatet tona”. Deklaratat e zotit Tahirit vijnë ndërsa opozita dhe disa media kanë këmbëngulur në egzistencën e një raporti për rritjen shqetësuese të kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri gjatë vitit 2016, por MB dhe policia e Shtetit i kanë duke përgënjeshtruar.