KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Policia nuk ka shkelur e as do të shkeli ligjin!
Tahiri: Policia nuk ka shkelur e as do të shkeli ligjin!

Tahiri: Policia nuk ka shkelur e as do të shkeli ligjin!

Seanca e pyetjeve në Komisionin parlamentar të Sigurisë, mbi egzistencën e një paisjeje përgjimi, u shfytëzua të mërkurën nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri, për të shpalosuar strategjinë mbi të ardhmen e policisë shqiptare. Zoti Tahiri mohoi kategorikisht që policia të ketë paisje përgjimi, ndërsa tha se ajo po bën detyrën për të reformuar sektorin e sigurisë e për të ofruar ndaj qytetarëve cilësi në shërbimin e saj. Sipas ministrit, bota e krimit ka më shumë mundësi financiare se agjencitë ligjzbatuese, ndaj është menduar që përpjekja për reformim të nisi nga akademia e policise. “Krimi nuk luftohet me injorantë!” tha ministri Tahiri. Sipas tij “Policia ka rezultate që deri dje as nuk mendoheshin”. Lidhur me egzistencën e paisjejes së përgjimit, zoti Tahiri tha se prokuroria e Tiranës ka një çështje hetimore, dhe do të kthejë përgjigje mbi të vertetën. “Mund tju garantoj se policia nga dita e parë e imja në detyrë, nuk ka shkelur e as do të shkeli ligjin” përsëriti ministri Saimir Tahiri.