KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Policia po lufton fenomenin e kanabisit
Tahiri: Policia po lufton fenomenin e kanabisit

Tahiri: Policia po lufton fenomenin e kanabisit

 

Shërbimet e policisë kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në Memaliaj, duke bërë të mundur identifikimin dhe asgjesimin me djegie të 13 mijë bimëve kanabis sativa. Gjatë ditës së sotme operacionet anti-kanabis në zonën e Vlorës janë asistuar nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka dhënë edhe një prononcim për gazetarin e revistës prestigjoze “The Economist”. Ai thotë se nuk ka asnjë centimetër tokë ku policia nuk hyn për të luftuar fenomenin e kanabisit ndërsa garanton se nuk ka kultivues dhe kriminelë me imunitet të çfarë do lloji. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që ka ende shume për të bërë, ndaj mirëkuptoj cilindo qe pret më shumë prej nesh. Shumë kemi bërë dhe shumë kemi për të bërë. Jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës së të ardhmes me Policinë e gjeneratës së të ardhmes” përfundon ministri Tahiri.