KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Që nga 2004 policia është ndalur të kujdeset për sigurinë në Aeroportin e Rinasit
Tahiri: Brenda policisë ka dekonspirues aksionesh

Tahiri: Që nga 2004 policia është ndalur të kujdeset për sigurinë në Aeroportin e Rinasit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka konsideruar një ngjarje shumë të rëndë, që cënon rendin publik dhe sigurinë kombëtare grabitjen në Rinas javën e kaluar. Por ai i quajti të çuditshme deklaratatat e zyrtarëve të aeroportit që fajsonin policinë. “Ju ftoj të jeni më të vëmendshëm lidhur institucionet që kanë përgjegjësi në Aeroportin e Rinasit. Ka që në 2004 një kontratë koncesionare e cila ndalon policinë të kujdeset për sigurinë në Aeroportin e Rinasit. Policia kujdeset për sigurinë e udhëtarëve në terminal. Bëhet fjalë për masat në terminalin e udhëtarëve” spjegoi zoti Tahiri. Ministri i brendshëm tha se kontrata koncesionare duhet riparë, pasi “nuk mund të ecet përpara me këtë lojë kukamfshehti se kush e ka fajin”. “Ose të kontraktohet policia dhe ta bëjë atë detyrë Policia e Shtetit, ose të rishikohet në themel kontrata koncesionare” tha zoti Tahiri. “Unë besoj se ka shumë për të bërë, ashtu siç besoj që edhe Policia e Shtetit ka shumë për të bërë qoftë edhe në këtë rast, për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve” tha ministri i brendshëm, ndërsa shtoi se “Kam shumë besim që nuk do jetë shumë e largët dita e arrestimit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi një më një përpara ligjit”.