KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri reagon pas deklaratave te Prokurorit të Përgjithshëm
tahiri

Tahiri reagon pas deklaratave te Prokurorit të Përgjithshëm

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në Washington thotë se “njerëzit i drejtohen prokurorisë, pasi nuk kanë besim tek policia”. Sipas Tahirit ndryshe nga tre vite më parë ku policia renditej ndër tre institucionet më të korruptuara , sot ajo është shndëruar në institucionin më të besuar. I pyetur nga gzetarët, Tahiri komentoi mbi situatën e sigurisë në vend.  Këto deklarata Tahiri i bëri pas një takimi me fëmijët e shkollës “Edith Durham”. Në kuadër të javës për sigurinë rrugore, Ministri Tahiri tha se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, duke nisur që nga fëmijët është një frymëzim i madh dhe për të rriturit.