KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri takohet me 300 të rinj e të reja fitues të konkursit për Shkollën Bazë të Policisë

Tahiri takohet me 300 të rinj e të reja fitues të konkursit për Shkollën Bazë të Policisë

Me 300 të rinj e të reja fitues të konkursit për Shkollën Bazë të Policisë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndau sfidat kryesore që ata do të kenë gjatë karrierës së tyre. Në ceremoninë e fillimit të kursit Bazë Tahiri ka thënë se beteja më e madhe e policisë së shtetit mbetet me të shkuarën e cila mundohet që të pengojë reformimin e policisë së shtetit dhe me ata që se duan ligjin.

Tahiri ka theksuar se, kursantët, por jo vetëm, duhet që të ruajnë integritetin për të zbatuar sa më korrektësisht ligjin në vend.

E ndërsa u kërkoi të rinjve të bëjnë detyrën e tyre , Tahiri i garantoi ata se në këtë udhëtim do të kenë jo vetëm mbështetjen e strukturave ligjzbatuese por edhe ndërkombëtarëve të cilët kanë ndihmuar policinë e shtetit në procesin e reformimit.