KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Të rinjtë policë vullnetarë si kontribut për sigurinë
Tahiri: Të rinjtë policë vullnetarë si kontribut për sigurinë

Tahiri: Të rinjtë policë vullnetarë si kontribut për sigurinë

Policia shqiptare synon që ti bindi të rinjtë që ti bashkohen asaj vullnetarisht duke kontribuar për më shumë siguri. Ideja u hodh nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në Konferencën e parë Shkencore të Akademisë së Sigurisë. “Është shumë e domosdoshem që kjo hapësirë të jetë e gjitha për tu eksperimentuar. Nesër mund të jenë të rinj që duan ti bashkohen policisë së shtetit që të jenë pjesë e trupës, por mund të jenë të rinj që janë të realizuar në profesionet e tyre dhe duan që dy orë ti shpenzojnë bashkë me policinë në detyrat që kryen policia në ndihmë të qytetarëve” tha ai. Minsitri i brendshëm solli përvojën e mjaft vendeve europiane. “Në vendet e BE ka mjekë që pas 8 orarëshit të punës shpenzojnë dy orë duke kontribuar vullnetarisht në polici, ka juristt. Ka çdo lloj profesioni, profesionisti që ndihmon policinë të bëjë punën si duhet” tha zoti Tahiri. “Besoj se do vijë koha dhe në Shqipëri që policia e shtetit të jetë një mjedis që u jep mundësi të rinjve dhe të rejave jo detyrimisht duke u punësuar, por edhe vullnetarisht të bëhen pjesë e asaj force pozitive në një lagje apo qytet që imponon dhe dikton rregullat e bashkëjetesës, sundimit të ligjit, mundësinë që siguria të jetë kontribut i të gjithëve” shpjegoi synimin e tij ai.