KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tailandë, identifikohet autori i masakrës në tempullin hindu.
Tailandë, identifikohet autori i masakrës në tempullin hindu.

Tailandë, identifikohet autori i masakrës në tempullin hindu.

Policia në Tajlandë thotë se e ka identifikuar autorin e masakrës me bombë në një tempull hindu në Bangkok dhe ka nisur kërkimin e tij, por ende nuk i di motivet e këtij sulmi. Bomba e ndërtuar me 3 kilogramë lëndë shpërthyese dhe e vendosur në një motorcikletë la të paktën 20 të vdekur e 140 te plagosur sipas bilancit të ri. Mes viktimave ka disa shtetas të huaj, kinezë filipinas e malajzianë. Atentati është konsideruar si sulm kunder qevrisë, pavaresisht se shpërthimi ndodhi në një tempull fetar. Kryeministri Prajut Çanoça tha se hetimet po vazhdojnë për të gjetur përgjëgjesit e masakres dhe mund të behet fjalë për ndonjë grup antiqeveritar. Ai quajti sulmin si më të rëndin që ka njohur vendi. Tajlanda që prej muajit maj të vitit 2014 udhëhiqet nga ushtria, pasi protestat antiqeveritare që u organizuan për disa muaj me radhë, çuan në rrëzimin e qeverisë.