KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajlandë, autoritetet mbyllin ishullin më të vizituar nga turistët, dëmtohen burimet natyrore
tajlande

Tajlandë, autoritetet mbyllin ishullin më të vizituar nga turistët, dëmtohen burimet natyrore

Fluksi i turizmit po dëmton burimet natyrore. Autoritetet tajlandeze kanë deklaruar se do të mbyllin një nga ishujt më të frekuentuar të vendit, Koh Tachai, në provincën Phang Nga, i cili është pjesë e Parkut Kombëtar Similan. Thuajse të gjitha parqet detare të Tajlandës qëndrojnë të mbyllur nga mesi i majit deri në mes të tetorit, periudhë e njohur si stina e shirave, por ndryshe nga të tjerët Tachai nuk do të hapet. Parku është shumë i frekuentuar nga turistët dhe zhytësit, që megjithatë do të kenë akses në disa pjesë të tij.