KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajlandë, breshka “pjell” para
breshka e detit, tajlande, veterinari, rast i cuditshem, 900 monedha ne stomak, operacioni u krye me sukses

Tajlandë, breshka “pjell” para

Mjeket tajlandezë kanë nxjerrë 915 monedha nga barku i një breshke deti. Breshka e quajtur “Bank” që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, jetonte në një pishine ku njerëzit e rajonit prej një kohe të gjatë hidhnin monedha. Monedhat e nxjerra peshonin gjithsej pesë kilogramë, dhe ishin mbledhur si lëemsh në barkun e breshkës, çka i kishte sjellë kafshës së ujit dëmtime dhe infeksione. Pesë kirurgë nga Fakulteti i Veterinarisë arritën që gjatë operacionit i cili zgjati katër orë të nxjerrin monedhat nga barku i breshkës. Nuk dihet nëse episodi do të përsëritet sepse në Tajlande besohet se hedhja e monedhave në pellg ku gjenden breshkat të zgjat jetën.