KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajlandë: Vdes në moshën 88-vjeçare mbreti Rama IX
Tajlandë: Vdes në moshën 88-vjeçare mbreti Rama IX

Tajlandë: Vdes në moshën 88-vjeçare mbreti Rama IX

Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare. Është personi që ka mbretëruar më gjatë në të gjithë botën, ai njihej me titullin Rama IX dhe është bërë mbret me 9 qershor 1946 (70 vjet mbret). Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Mbretërore. Rama IX i cili ka qënë i sëmurë prej kohësh, ndërroi jetë sot në 15:52 sipas orës lokale (10:52 në Shqipëri) në spitalin Siriraj të Bangkokut.

Mbreti i ri, Rama X, do të bëhet princi trashëgues Vajiralongkorn (64 vjeç), njoftoi kryeministri Prayuth Chan-ocha, që shtoi se emri i pasardhësit do t’i paraqitet sonte në mbrëmje Parlamentit për ta aprovuar, ashtu siç thuhet në Kushtetutën tajlandeze.