KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajvan, betohet presidentja e parë femër
taivan

Tajvan, betohet presidentja e parë femër

Tsai Ing-Wen është betuar si Presidente e re e Tajvanit, duke u bërë udhëheqësja e parë femër e vendit. Në mesazhin e saj të parë ajo bëri thirrje për dialog pozitiv me Pekinin. Tsai, e cila shihet si një lidere pa pretendime, por e vendosur, udhëhoqi Partinë Progresiste Demokratike drejt një fitoreje bindëse në janar. Kjo parti tradicionalisht ka mbështetur pavarësinë nga Kina, e cila e cilëson Tajvanin si një provincë separatiste. Madje, në të shkuarën Kina ka kërcënuar se do ta marrë ishullin edhe me forcë nëse është e nevojshme dhe aktualisht ka qindra raketa të drejtuara drejt tij. Për Kinën, bashkimi me ishullin e Tajvanit është i panegociueshëm, ndërsa banorët e ishullit kanë treguar qartë se duan të jenë të pavarur. Fokusi i presidentes së re tek demokracia dhe liria në Tajvan është një tjetër mesazh që mund të zemërojë Pekinin, pasi ajo tha se është përgjegjësi e çdo tajvanezi që t’i mbrojë këto parime.