KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajvan: Digjet autobusi, vdesin 26 persona
Tajvan: Digjet autobusi, vdesin 26 persona

Tajvan: Digjet autobusi, vdesin 26 persona

Një autobus me turistë ka marrë flakë sot në një autostradë të Tajvanit duke shkaktuar vdekjen e 26 personave. Asnjë nuk ka shpëtuar. Përveç 24 turistëve, që ishin të gjithë kinezë, kanë vdekur edhe drejtuesi turistik i tyre dhe shoferi i autobusit. Këtë e bënë të ditur burimet e autoriteteve vendase.

Nuk dihen akoma shkaqet e këtij incidenti, por Agjencia Tajvaneze e Shtypit njofton se automjeti ka marrë flakë pasi është përplasur me gardhin anësor të autostradës.