KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tajvani në pritje të supertajfunit Nepartak

Tajvani në pritje të supertajfunit Nepartak

Tajvani po përgatitet të presë supertajfunin Nepartak, që do të godasë ishullin sot pasdite, njoftoi agjencia zyrtare tajvaneze e lajmeve, Central News Agency. “Stuhia ndodhet aktualisht 400 kilometra në lindje të Tajpeit dhe pritet të sjellë shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme”, tha ndërkohë Byroja Qendrore e Motit. Edhe Hekurudha tajvaneze do të pezullojë sot shërbimet e saj, ndërkohë që trenat e shpejtësisë së madhe do të ndalojnë nesër. “Më shumë se 30 000 trupa janë gati për të vepruar në zonat që pritet të preken nga supertajfuni”, tha sot Ministria tajvaneze e Mbrojtjes Kombëtare. Nepartak, stuhia e parë e këtij viti, është klasifikuar si supertajfun nga Qendra e Përbashkët amerikane për Paralajmërimin e Tajfuneve.