KRYEFAQJA » LAJME » Takim lamtumire Meta – Hofman
Takim lamtumire Meta - Hofman

Takim lamtumire Meta – Hofman

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti të hënën në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmutt Hoffmann. Duke e falenderuar diplomatin gjerman për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë që i ka shërbyer në Tiranë, zoti Meta tha se shqiptarët i kushtojnë shumë vëmendje rritjes së cilësisë së bashkëpunimit me Gjermaninë. Kreu i parlamentit shqiptar sugjeroi që në këtë drejtim të gjithë institucionet shqiptare duhet të reflektojnë rëndësinë dhe potencialin e këtyre marrëdhënieve në aktivitetin e tyre.
Ambasadori i Gjermanisë Hoffmann vuri në dukje se shërbimi diplomatik në Tiranë ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe vlerësoi ngrohtësinë e popullit shqiptar. Ai çmoi veçmas kontributin e zotit Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, veçanërisht në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.