KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takim midis Merkel dhe Erdoan
merkel, erdogan, takim, stamboll, liberalizimi vizave per turqine, samiti boteror

Takim midis Merkel dhe Erdoan

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot se i ka kërkuar presidentit turk Erdoan që Ankaraja të përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave, përfshi edhe rishikimin e ligjeve kundër terrorizmit. Pas një takimi me Erdoan gjatë punimeve të samitit botëror humanitar, Merkel gjithashtu shprehu shqetësimin rreth amendamentit për heqjen e imunitetit të deputeve që u miratua javën e shkuar nga parlamenti turk, me synimin e nisjes së procedimeve ndaj deputetëve prokurdë. “E kuptoj rëndësinë e fushatës kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, por duhet bërë gjithçka është e mundur për t’iu dhënë qytetarëve kurdë shanse për të jetuar në Turqi dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit”, theksoi Merkel. Por megjithë tensioneve mes Brukselit dhe Ankarasë, Merkel nënvizoi angazhimin e saj për zbatimin e marrëveshjes BE-Turqi për lehtësimin e fluksit të refugjatëve. Ndërsa në fjalën e mbajtur në samitin humanitar, kancelarja Merkel mbështeti propozimin për rritjen e fondit të Kombeve të Bashkuara për emergjencat në 1 miliardë dollarë, duke theksuar se Gjermania do të jepte më shumë fonde për asistencë dhe ndihmë humanitare.