KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Takim në Bruksel për Bosnjë – Hercegovinën
Takim në Bruksel për Bosnjë - Hercegovinën

Takim në Bruksel për Bosnjë – Hercegovinën

Përfaqësuesja e lartë e poliitkes së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Han pritën sot në Bruksel treshen e këshillit presidencial të Bosnje Hercegovinës. Dragan Çoviç, Mlladen Ivaniç dhe Bakir Izetbegoviç së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë nga ky vend Ballkanik dhe nga Bashkimi Evropian, po marrin pjesë në konferencën me temë “E ardhmja evropiane e Bosnje Hercegovinës”, 20 vjet pas marrëveshjes së paqes së Dejtonit. Bosnja është vendi i mbetur më prapa në rrugën e integrimit evropian dhe sistemi joefikas i qeverisjes me rotacion dhe me kantone të ndara në bazë të përbërjes etnike ka bllokuar pothuajse tërësisht reformat e kërkuara dhe ndërtimin e një shteti funksional. Brenda vendit kanë nisur të hidhen ide për braktisjen e këtij sistemi që vendi ka që nga konferenca e Dejtonit me zëvëndësimin me një marrëveshje evropiane që do ti sigurontë vendit përparim më të shpejtë drejt BE-së.