KRYEFAQJA » LAJME » Asambleja Parlamentare e NATO-s takon Bashën me Majkon

Asambleja Parlamentare e NATO-s takon Bashën me Majkon

Politika e Tiranës, pati sot një zhvillim të pazakontë. Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha dhe deputeti socialist Pandeli Majko  një nga figurat kryesore të PS, zhvilluan të martën një takim kokë më kokë me kërkesë të deputetit socialist. Interesit të menjëhershëm të mediave si zoti Basha ashtu edhe zoti Majko, ju përgjigjën se temë diskutimi ishte mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që pritet të mbahet në Tiranë pas disa ditësh. Zoti Basha bëri të ditur se është ftuar nga zoti Majko për tu bërë pjesë e punimeve të asamblesë, por prania e tij do të jetë në varësi të axhendës politike që ka. Kreu i PD  dhe deputeti i PS , shmangën komentet nëse temë e takimit të tyre ka qenë reforma në drejtësi, edhe pse thanë se krahas asamblesë së NATO-s, biseduan edhe mbi aktulitetin politik.